INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spaho: Vettingu në politikë njësoj si në gjyqësor. E ironizon Manja

Spaho: Vettingu në politikë njësoj si në gjyqësor. E ironizon Manja

Publikuar më: 16:39 19-11-2018

Grupi i ekspertëve të Komsionit të Venecias ka mbërritur, sot në Shqipëri. Ata kanë nisur takimet me dyer të mbyllura me politikanët mbi draftin e opozitës për Vetting në politikë. Pas takimin Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho preferoi të mos japë detaje se çfarë u diksutuar por foli fare shkurt.

"Nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi mes vettingut në politikë dhe atij për gjyqatarë dhe prokurorë", tha Spaho.


Më shumë se Spaho mbi takimin me ekspertët e Venecias foli përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Ai tha se Spaho për këtë takim nuk është marrë vesh me kreun e PD Lulzim Basha.

“Ajo që më bëri çudi është se nuk dimë kujt t'i besojmë zotit Spaho apo asaj që tha Basha dje në Berat, që tha se nuk e di pse po vinë. Ndërsa sot Spaho e konsideroi takimin frytdhënës. Dje Basha tha krejt tjetër ndërsa Spaho me grupin e vet tha një gjë krejt tjetër. Nuk di kujt t'i besojmë, por ne besojmë se Komisioni i Venecias është tabani i Demokracisë”, u shpreh më vonë deputeti i PS, Ulsi Manja.


Ekpertët e Komisionit të Venecias do të kryejnë takime për dy ditë me zyrtarët më të lartë në vend dhe me shumë të ngjarë fjalën e tyre do ta thonë ditën e martë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439