INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spalletti jep një lajm të mirë dhe një të keq para Cagliari-t

Spalletti jep një lajm të mirë dhe një të keq para Cagliari-t

Publikuar më: 16:32 28-09-2018

Inter do të presë Cagliari-n në “San Siro” të shtunën në mbrëmje dhe do të kërkojë fitoren e katërt radhazi në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet. Një arritje kjo që mund të fshijë fillimin e vështirë të sezonit.

Ky është edhe mendimi i Luciano Spalletti-t, i cili ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes: “Kjo javë mund të na vërë në një vijë me vendet e para të renditjes. Po përmirësohemi, por do të duhet entuziazëm, sepse ndeshje të caktuara janë shumë të lodhshme në aspektin psikologjik”, ka thënë trajneri i zikaltërve.

Vrsaljko do të vazhdojë të mungojë për një kohë të gjatë, por ka lajme të mira për Martinez: “Vrsaljko mund të mos rikuperojë para ndërprerjes së kampionatit. Për momentin ka punuar vetëm në palestër, por duhet ta vlerësoj këtë situatë. Sidoqoftë është një problem, sepse D’Ambrosio duhet të marrë frymë”.

“Rikuperimi i Lautaro-s është i rëndësishëm, ka në AND mundësinë për të qenë finalizuesi i ekipit. Është shumë i fortë. Mund të luajë nga fillimi”.

Ai që duhet të japë diçka më shumë është Nainggolan: “Në krahasim me potencialin që ka, Radja po jep, nga 1 në 10, gjashtë. Duhet të rikuperojë formën. Ato shpërthime që tani i bën një herë për çdo pjesë loje, mund t’i bëjë çdo tre minuta”.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209