INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja dhe Portugalia vuajnë, por kualifikohen, mësoni me kë do të përballen në fazën tjetër! [VIDEO]

Spanja dhe Portugalia vuajnë, por kualifikohen, mësoni me kë do të përballen në fazën tjetër! [VIDEO]

Publikuar më: 22:09 25-06-2018

Portugalia ka barazuar 1-1 ndaj Iranit duke humbur kështu vendin e parë në minutat shtesë të ndeshjes. Teksa të gjithë po mendonin se Portugalia do të fitonte duelin në distancë me Spanjën, një gol i iranianëve nga pika e bardhë e penalltisë, dhe goli i Iago Aspas ndaj Marokut ka kthyer gjithçka brenda dy minutave. Një rezultat zhgënjyes për Ronaldo me shokë, sidomos për yllin e Real Madrid, i cili kishte gjithçka në dorë por shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë. Iranianët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe patën një rast të artë për të lënë eliminuar portugezët nga turneu. Portugalia do të luajë ndaj Uruguait në 1/8-at, ndërsa Spanja me Rusinë.

 

Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve ndaj Marokut. Iberikët e kanë mbyllur në shifrat 2-2, në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione.

Pas vetëm 15 minutash lojë Maroku ka shtangur Spanjën dhe gjithë botën, duke kaluar në avantazh ndaj iberikëve. Një gabim i Iniestës gjeti të papërgatitur mbrojtjen spanjolle që ishte hedhur në sulm dhe Khalid Boutaib u gjend i vetëm përballë De Geas duke mos gabuar. 5 minuta më vonë, Iniesta korrigjoi menjëherë gabimin pasi ishte ideator i aksionit që solli golin e barazimit. Ai depërtoi mjaft mirë në të majtë dhe pasoi saktë për Iscon që nuk gaboi nga pranë portës.

10 minuta nga fundi, pas një goditje këndi, Youssef En Nesyri kërceu më shumë nga të gjithë dhe dërgoi topin në portën spanjolle, me De Gean vetëm spektator. Spanja reagoi mjaft mirë, teksa në minutën e fundit të kohës së rregullt, barazoi rezultatin me Aspas, i cili shënoi një super gol.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275