INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja kërkon arrestimin e Puigdemont, para gjykatës 9 zyrtarë 'rebelë'

Spanja kërkon arrestimin e Puigdemont, para gjykatës 9 zyrtarë 'rebelë'

Publikuar më: 17:07 02-11-2017

Nuk kanë të sosur telashet për Katalonjën.

Këtë të enjte Prokuroria spanjolle i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të lëshojë urdhër arreste për presidentin e shkarkuar katalans dhe 4 ministrat e qeverisë së tij të cilët ndodhen në Bruksel.

Nga ana tjetër është kërkuar edhe burg për 8 pjesëtarët e qeverisë të cilët pasi shpallën pavarsinë e rajonit u akuzuan nga Madridi për rebelim.

Ndërkohë avokati mbrojtës i liderit katalanas bëri me dije se Puigdemont do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle dhe belge edhe pse nuk ishte fizikisht para gjykatësve në Madrid. Edhe dy ditë më parë gjatë një konference për mediat ai u shpreh se do të kthehej vetëm në momentin që do të ndihej i sigurt duke e konsideruar gjyqin politik.

Nga ana tjetër 9 anëtarë të qeverisë së tij u paraqitën para Gjykatës së Lartë Spanjolle por refuzuan tu përgjigjen pyetjeve.

Ata kërkuan më shumë kohë për mbrojtje ndërsa seanca e radhës u përcaktua për të enjten e ardhshme Të gjithë zyrtarët e akuzuar për rebelim rrezikojnë deri në 15-30 vite burgim.Po ashtu gjykata u ka dhënë atyre afat 3 ditë për të paguar 6.2 milionë euro.

Por në krah të liderit të shkarkuar katalanas kanë dalë me mijëra qytetarë të cilët protestuan kundër këtij procesi politik kundër qeverisë së tyre. Të gjithë njëzëri thërrisnin Puigdemont është presidenti ynë.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373