Telashe të tjera për Spanjën në prag të ndeshjeve me Italinë dhe Shqipërinë. Pas largimit të mbrojtësit Javi Martínez nga grumbullimi për arsye dëmtimi, trajneri Julen Lopetegui duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesa të tjera të mundshme.
Gjatë seancës të ditës së hënë mesfushori i Atletcio Madridit, Saul Niguez, e ndërpreu stërvitjen me grupin dhe punoi veçmas në palestër nën kujdesin e përgatitësit fizik dhe fizioterapistit.
Ndërkohë, as mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës dhe u pa të fliste me një nga mjekët e përfaqësueses spanjolle.