Mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Spanja ka sjellë sërish probleme në marrëdhëniet institucionale midis dy vendeve. Fazat eliminatore të ekipeve U-17, duket se nuk do të luhen në shtetin iberik, por në Nyon të Francës. Ky vendim erdhi pas apelimit të “Dardanëve” në UEFA për sjelljen diskriminuese ndaj tyre, ku u kërkohej që në vendet spanjolle të luanin pa simbolet e tyre kombëtare.
Institucioni Evropian i Futbollit ka mbajtur anën e Kosovës dhe i gjithë grupi ku përfshihet Greqia, Ukraina dhe Spanja do i luajnë ndeshjet në Francë.