Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Spanjës kanë mbërritur në tokën shqiptare. Iberikët mbërritën në Shqipëri rreth 60 minuta me vonesë për shkak të motit të keq, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë pranuar që të japin asnjë prononcim për mediat.I vetmi që ka përshëndetur në aeroport ka qenë sulmuesi i Chelsea, Diego Costa. Veç forcave të rendit, ajo që binte në sy ishte prania e forcave speciale të repartit Renea që kanë pritur dhe shoqëruar skuadrën e Spanjës drejt qytetit të Shkodrës, ku nga dita e shtunë do të zhvillojë seancën stërvitore dhe konferencat për shtyp.Edhe Kombëtarja Shqiptare është nisur drejt Shkodrës, ndërsa të shtunën do të mbahet seanca stërvitore dhe konferenca për shtyp e trajnerit De Biasi.