INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja 'pushton' Katalonjën, drejt zgjedhjeve të reja

Spanja 'pushton' Katalonjën, drejt zgjedhjeve të reja

Publikuar më: 15:24 21-10-2017

Vijon të jetë ende një ‘mesele’ fati i Katalonjës, ndërsa Spanja këtë të shtunë vendosi të aplikojë nenin 155 të Kushtetutës që parashikon vendosjen e kontrollit në rajonin i cili votoi në referendumin e 1 tetorit për të qënë i pavarur.

Në një lëvizje të paprecedentë kryeministri Rajoy vendosi të shkarkojë liderët e Katalonjës dhe të marrë kontrollin e rajonit.

Pas mbledhjes emergjente të kabinetit qeveritar Rajoy kërkoi edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në rajon të cilat pritet të zhvillohen brenda 6 muajsh.

“ Me këto nisma nuk pezullohet autonomia as vetqeverisja e Katalonjës por pezullohen të gjithë njerëzit që çuan Rajonin të mos respektonte ligjet” u shpreh kryeministri.

Të gjitha masat tashmë do të aprovohen në senatin spanjoll në ditët në vijim.

Gjykata e Lartë spanjolle e ka konsideruar të paligjshëm referendumin e mbajtur në Katalonjë, ndërsa lideri i saj kërkoi më shumë kohë për dialog por një gjë e tillë nuk u pranua nga Madridi zyrtar.

Aplikimi i artikullit 155 nënkupton vendosjen e kontrollit në rajon i cili konsiderohet se është përfshirë nga kriza.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082