INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spanjë, goditet mafia shqiptare, sekuestrohen 1 ton kokainë, ja si transportohej droga [VIDEO]

Publikuar më: 12:19 30-04-2018

Një sasi rekord prej 1 ton kokainë me vlerë 1.5 milionë euro është sekuestruar nga policia spanjolle gjatë një operacioni të përbashkët mes zyrës së Madrid dhe Dea-s kolumbiane. Nën koordinimin e Europol është goditur një grup kriminal i mafias shqiptare.

Në faqen zyrtare të policisë spanjolle e cila ka publikuar edhe videon e sekuestrimit dhe arrestimit të disa personave të organizatës vihet re se droga është e ndarë në 790 paketa.

Përveç drogës dhe parave, agjentët kanë sekuestruar edhe 5 automjete luksoze, telefona, tri karta të rreme policore dhe disa armë me municion.

Mediat spanjolle raportojnë se organizata shqiptare ka futur nëpërmjet rrugëve ajrore kokainën nga Kolumbia dhe ka përdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njihnin tregun e shpërndarjes gjatë orëve të natës.

Droga transportohej me valixhe të mëdha të zeza dhe kompania së cilës i përkisnin pretendon se ofronte vetëm një shërbim transporti.

Hetimet për grupin shqiptar të kokainës kishin nisur në muajin nëntor, kur agjentët gjetën një rrjet të shqiptarëve që jetonin në Spanjë, të cilët trafikuan kokainën e sjellë nga Kolumbia përmes avionëve.

Në këtë operacion janë arrestuar edhe disa persona dy shqiptarë njëri koka e grupit, ndihmësi i tij dhe 2 spanjollë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896