INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjë, Rajoy humbet votëbesimin, një tjetër kryeministër

Spanjë, Rajoy humbet votëbesimin, një tjetër kryeministër

Publikuar më: 16:27 01-06-2018

Parlamenti spanjoll votoi në favor të mocionit të mosbesimit kundër kryeministrit Mariano Rajoy, duke i dhënë fund qeverisë së qendrës së djathtë të Spanjës pas gjashtë vjetësh në pushtet.

Mocioni u ngrit nga shefi socialist i opozitës, Pedro Sánchez, pas përfundimit javën e kaluar të një gjyqi të gjatë korrupsioni, i njohur si rasti Gürtel.

Pedro Sánchez, do të jetë kryeministri i shtatë spanjoll.

Një ditë më parë ai i kërkoi zotit Rajoy të japë dorëheqjen për të shmangur poshtërimin duke u bërë kryeministri i parë spanjoll që humbet votëbesimin.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275