Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur në prag të përballjes ndaj Spanjës dhe Italisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Në një deklaratë për mediat, tekniku italian foli për mungesat e mëdha të Spanjës.
Ndeshje historike e ka cilësuar Christian Panucci ndeshjen Spanjë-Shqipëri sfidë kjo e cila luhet në datën 6 shtator. Trajneri kuqezi ka theksuar se do tentojë të marrë pikë në këtë ndeshje, edhe pse në letër është e vështirë për shkak të superioritetit të ish-kampionëve të botës.
"Eshtë një ndeshje historike. Ne duhet të jemi solidë në mbrojtje. Spanja është një ekip që luan shumë me topin dhe ne do përpiqemi që atëherë kur ta marrim të synojmë të godasim", tha Panucci.