INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjollët do flenë të qetë. Shakërrohet banda e hajdutëve shqiptarë

Spanjollët do flenë të qetë. Shakërrohet banda e hajdutëve shqiptarë

Publikuar më: 09:36 29-06-2018

Shkatërrohet banda shqiptaro- ekuadoriane, e cila akuzohet për grabitjen e mbi 100 banesave në Spanjë. Banda kriminale, e cila akuzohet se është përgjegjëse për këto grabitje në provincën spanjolle të Girona, është shkatërruar në Spanjë dhe policia ka arrestuar 6 shqiptarë dhe një shtetas me origjinë ekuadoriane. Ata akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal dhe të 102 vjedhjeve me dhunë. Grabitësit merrnin paratë, bizhuteritë si dhe pajisjet elektroshtëpiake. Grabitësit kishin disa makina të ndryshme për të kryer vjedhjet, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia. Grupi përbëhej nga 10 persona. Këto ndodhnin gjithmonë pasditeve kur në banesë nuk kishte njeri. Më 27 qershor gjykata vendosi arrest me burg për 6 prej të arrestuarve ndërsa dy i liroi nga akuzat. 

Article Logic
Execution time: 0.0021591186523438