Vetëm një muaj pas daljes së këngës “Mi dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me Bujar Qamilin, Luana Vjollca po korr sukses edhe me hitin e ri. “Vetëm ty” titullohet kënga që doli në tregun muzikor vetëm tre ditë më parë dhe deri tani ka marr shumë klikime në Youtube.
Por siç duket këngën e saj nuk është e suksesshme vetëm në Shqipëri, pasi ajo ka arritur të dëgjohet deri në Spanjë. Këtë gjë e ka treguar vetë bukuroshja bionde, e cila ka publikuar pak më parë një video në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar se si spanjollët janë duke kërcyer me këngën e saj në një nga club-et e njohura atje.