INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SPECIALE/ 18 muaj, diskutime, dështime, kërcënime = REFORMA [FOTO]

SPECIALE/ 18 muaj, diskutime, dështime, kërcënime = REFORMA [FOTO]

Publikuar më: 08:10 23-07-2016

18 MUAJ DISKUTIME:
Reforma në drejtësi deshi më shumë se 18 muaj që të  hartohej, e që në fund të miratohej me 140 vota në Parlamentin Shqiptar. Një periudhë e gjatë për një nga reformat më të mëdha të ndërmarra në vendin tone, që prej shembjes së regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik.


17 KORRIK 2015:
Për hartimin e reformës në drejtësi, e cila ka prekur në një pjesë të madhe Kushtetutën e Republikës, Parlamenti vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm të reformës në drejtësi, në 17 korrik të 2015. Ndërkohë më herët kishte nisur puna për këtë reformë nga grupetb e ekspertëve. Parlamenti vendosi që Komisioni i Posaçëm të përbëhej nga 10 anëtarë, ku 5 ishin nga shumica, e po 5 të tjerë nga opozita. Një periudhë e gjatë dhe debate të ashpra politike, por që në fund u mbyll me një marreveshje të minutës së fundit mes palëve.


SHBA DHE BE:
Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe Ambasadorja e BE Romana Vllahutin janë angazhuar personalisht për këtë reformë. Janë bërë pjesë takimeve publike por nuk kanë munguar takimet e shumta në zyrat politike në Tiranë, me qëllim miratimin e reformës në drejtësi me konsensus politik. Komisioni i Venecias, ishte ai që solli rekomandime mbi draftin e paraqitur nga pala shqiptare. Nuk munguan rrëzimet e pikave më të forta të propozuara nga pala shqiptare, e që më tej përmirësonin draftin sipas Venecias, i cili prekte Kushtetutën Shqiptare.


TAKIMET E LIDËRVE
Arritja e konsensusit për reformën në drejtësi, ka sjellë dhe takime të lidershipit politik në vend. Me ftesë të Edi Ramës, në Pallatin e Kongreseve u zhvilluara takimi mes Kryeministrit dhe lideri të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi i 6 Qershorit 2016 zgjati për më shumë se 3 orë, e që në fund përfundoi pa asnjë marrëveshje. Vetëm pak ditë më vonë, Ilir Meta dhe Lulzim Basha takohen sëbashku, në tentativë për të gjetur një kompromis, por asnjë rezultat. Çështja e “VETINGUT NDËRKOMBËTAR” ndante dy kampet politike, ndërsa Kryeministri i mëshonte faktit se marrëveshjen Lulzim Basha duhet ta arrinte me ndërkombëtarët SHBA e BE, dhe ai do të pranonte çdo propozim.


NDËRKOMBËTARËT NË TIRANË
Arritja e konsensusit ka sjellë në Tiranë miqtë tanë ndërkombëtarë. Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka vizituar Tiranën zyrtare disa herë gjatë këtij viti, e qëllimi i tij ishte gjetja e gjuhës së përbashkët mes politikës shqiptare. Madje të hënën e 18 Korrikut, Knut Fleckenstein mbërriti në Tiranë pa asnjë paralajmërim, ku takoi Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentarin Ilir Meta e liderin e demokratëve Lulzim Basha. Por kur palët ishin shumë larg kompromisit për çështjen e Vetingut, në Tiranë mbërriti dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland, sëbashku me një propozim të ri. Propozimi hibrid, duket se afroi shumë afër palët, dhe që nxiti negociatat mes dy kampeve politike.


MARRËVESHJA PD - PS
Propozimi hibrib i Victoria Nuland kërkoi negociata të reja, e për këtë qëllim  tre liderit politik Kryeministri Edi Rama, Kryetari i PD Lulzim Basha u takuan në zyrën e Kryeparlamentarit Ilir Meta. 3 liderit politik përcaktuan tre negociatorë ekspertësh për të arritur impelementimin e propozimit hibrid, sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias. Në media u publikuan lajme që klasa politike shpesh herë ishte afër e po ashtu larg gjetjes së kompromisit.
20 KORRIK 2016
Demokratët dhe socialistët arritën kompromisin e parë mes tyre për reformën në drejtësi në 20 Korrik 2016. Ora shënonte 15:47 kur Kryeministri Rama lajmëroi arritjen e konsensusit. Por qetësia politike nuk zgjati shumë. U njoftua mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, por aty mungoi shumica. Nisën dyshimet e parë, deri në momentin kur një deklaratë e Ambasadorit Amerikan lëshoi alarmin se konsensusi u prish sërisht. Kishin mbetur pak orë nga data 21 Korrik, dhe gjithçka dukej larg gjetjes së konsensusit. Palët ngecën sërisht, ndërsa Partia Demokratike tha se në draftin final maxhoranca nuk por implementoi marrëveshjen e arritur.


21 KORRIK 2016
Mëngjesi i 21 korrikut, ditë kur ishte vendosur votimi i ndryshimeve kushtetuese nisi me Konferencën e Kryetarëve. Ilir Meta i kërkoi publikisht llogari Partia Sociaslite, çka provokoi një debat mes maxhorancës së majtë. Dhe në nisje të seancës Plenare Ilir Meta tha Parlamenti nuk mund të nisë pa u arrit një konsensusi politik, dhe se një reform e njëanshme ishte e pazbatueshme. Ilir Meta propozoi takim mes të gjithë grupeve të përfshira. Zyra e Ilir Metës u shndërrua në zyrën e negociatave mes dy ambasdorëve Lu e Vllahutin, si dhe klasës politike shqiptare.


ARRIHET MARRËVESHJA
 Në orën 17:00 të gjithë partitë politike shqiptare pranuan një formulë të re të propozuar nga dy ambasadorët. Të parët që pranuan ishin Lulzim Basha dhe LSI, e më pas dy ambasadorët negociuan me Partinë Socialiste mbi këtë formulë të re. Pasditen e 21 Korrikut, në orën 17:00 maxhoranca pranoi propozimin e ri për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa Fatmir Xhafa thirri anëtarët e komisionit të posaçëm të Reformës për të hedhur në letër, atë që u firmos dhe u pranua me herët nga lidërit politik. U deshën disa orë që palët të hedhin në letër, e më pas të arrinin në firmosjen e draftit final, i cili do i përcillej direkt për votim seancës plenare.


ORA 23:20 E 21 KORRIKUT
Seance Parlamentare ishte lajmëruar për tu mbajtur në orën 21:00, por politika kërkoi më shumë kohë që të arrijë të hedhë në draftin e Kushtetutës së re marrëveshjen historike mes tyre. Në orën 22:55, komisioni i posaçëm miratoi me unanimitet draftin kushtetuese, për t’ia përcjellë më pas seancës plenare.


MIRATOHET REFORMA NË DREJTËSI
Salla e Parlamentit ishte e mbushur si asnjë herë më parë. Të 140 depoutetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar kishin zënë vend në karrigët e tyre. Në llozhet e Kuvendit ishin vendosur i gjithë trupi diplomatik, e mes tyre dy që kanë punuar shumë për këtë reformë, Donald Lu e Romana Vllahutin. Lulzim Basha, si lideri i Partisë Demokratike shkeli në Kuvend për herë të parë që prej vitit 2011, kur ai e la atë sallë për postin e Kryebashkiakut. Të gjithë ishin gati, me draftin final në duar, për ti dhënë vendit reformën më të rëndësishme të këtyre viteve, atë në sistemin e drejtësi. Gjithçka filloi në orën 23:20 për tu përmbullur me 140 vota PRO dhe shumë duartrokitje për miratimin e reformës në drejtësi. Një Kushtetutë e re që do të synojë vendosjen e standarteve në sistemin e drejtësisë, e që i jep një hov të ri rrugëtimit të Shqipërisë në familjen Europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0041348934173584