Një peshkaqen bishtdhelpër është zbuluar ditën e sotme në afërsi të brigjeve të Vlorës.
Peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Radhimë të Vlorës. Sipas tyre ai nuk konsiderohet i rrezikshëm, ndërsa është një specie e rrallë për ujërat tona.
Peshkatarët thonë se peshkaqeni ka ngecur në rrjetat e peshkatarëve dhe se ata e kanë nxjerrë të ngordhur në breg të detit.
Ndërkohë një tjetër fokë është shfaqur mëngjesin e sotëm në Orikum. Foka kishte një gjatësi 1.2 metra dhe një peshë 60 kg. Sipas peshkatarëve foka ishte e qetë dhe kishte dalë të ushqehej.