Australia njihet si një vend ideal për të shijuar pjesën më të madhe të kohës në plazh.
Për më shumë të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë sërf kanë mundësinë më të mirë për të ushtruar pasionin e tyre.
Mes ujrave australianë mund të takosh edhe delfinë të njohur për afërsinë e tyre me njeriun.
Në këtë video transmetohen pamje spektakolare sesi delfinët janë gati të kalojnë dallgët së bashku me serfistët duke e bërë edhe më të bukur këtë sport.
Pamjet janë filmuar gjatë garës së serfit ku duket sesi një grup delfinësh i janë bashkuar sërfistëve për të kaluar fuqinë e dallgëve.