INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spektakël në derbin e Milanos, Chelsea merr kryesimin e Premierligës [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 21-11-2016

Derbi i Milanos u konfirmua si një prej sfidave më elektrizuese të fundjavës futbollistike, pasi ndeshja në San Siro prodhoi 4 gola. Një derbi mjaft i veçantë edhe për faktin se do të ishte i fundit për presidentin, Silvio Berluskoni, pasi ‘Kavalieri’ do të largohet nga drejtimi i klubit në muajin janar 2017. Do të vinte minuta e 43-të të pjesës së parë, ku Suso shkarkon të majtën e tij nga jashtë zone dhe shënon një supergol, dhe me rezultatin 1-0 mbyllet dhe fraksioni i parë i lojës. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë Interi hidhet në sulm, dhe në minutën e 53, Kandreva bën mrekullinë, duke shënuar një super gol nga 35 metra. Por gëzimi i zikaltërve do të zgjaste vetëm pak minuta, pasi sërish Suso do të kalonte kuq e zinjtë në avantazh. Por minutat e fundit të lojës ishin tejet emocionuese, por edhe dramatike. Ndërsa kuq e zinjtë prisnin fërshëllimën e fundit të arbitrit, tifozët zikaltër shpresonin tek skuadra e tyre. Dhe ishte pikërisht Perisiç i cili do të vendoste  te  heshtin tifozet milaniste duke barazuar gjithçka në 2-2.


Në premier league ‘blutë’ e Londrës kanë siguruar fitoren e gjashtë radhazi në Premier League ndaj Middlesbrough dhe ngjitet në krye të klasifikimit me 28 pikë, një më pak se dy rivalët ndjekës Liverpool dhe Manchester City-t. Goli i i vetemi takimi u shenua nga Diego Costas në minutën e 41-të. Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë Blutë e Londrës gjetën golin me Costan, finalizimin që do të përcaktonte edhe fituesin e këtij takimi.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917