Mbrëmje spektakolare në Europa League, me 26 gola të shënuar në 8 takime, Lyon ka mundur Romën në ndeshjen e parë 4-2. Golat në këtë përballje për francezët i shënuan: Diakhaby, Tolisso, Lacazette dhe Fekir. Ndërsa për Romën shënuan Salah dhe mbrojtësi Fazio. Ekipi italian udhëhoqi 1-2 në pjesë e parë, por me tre gola në pjesën e dytë, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit në Romë. Derbi gjerman i Europës mes Shalke dhe Mynshengladbah u mbyll 1-1, ndërsa ai i Belgjikës në këtë turne, regjistroi fitoren e Genk 5-2 në fushën e Gent, dy ekipe të ngjashme në lojë dhe në emër, por me paraqitje diametralisht të kundërt në tapetin e blertë. Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Rusi ndaj Rostov. Në të ftohtin dhe fushën e mjerueshme të vendasve, Djajtë e Kuq dhuruan shumë pak emocione por arritën gjithsesi të shënonin me një aksion të dizenjuar mirë. Nuk ishte e thënë të kishte fitues përplasja e Athinës mes Olimpiakos dhe Beshiktash që u mbyll 1-1 dhe shtyu diskutimin e kualifikimit për në Stamboll. Genk triumfon në derbin Belg 5-2 me Gent, në takimin tjeter Copenhagen fiton 2-1 ndaj Ajaxit, fiton dhe Celta Vigo2-1 ndaj Ruseve te Krasnodar.