Rekord tjetër për një “All Star Game” janë edhe 374 pikët e shënuara nga të dyja ekipet. Rekordi i mëparshëm ishte ai i vitit të kaluar, kur Perëndimi dhe Lindja shënuan 369 pikë në Toronto.
Anthony Davis udhëhoqi triumfin 192-182 të Perëndimit ndaj Lindjes, në ndeshjen e yjeve të NBA. 52 pikë për lojtarin e New Orleans Pelicans, rekord i ri në “All Star Game”.
Vëmendja ishte përqendruar te Kevin Durant dhe Russell Westbrook, yjet e Perëndimit, më parë shokë skuadre te Oklahoma City Thunder e tani kundërshtarë pas kalimit të Durant te Golden State Warriors. Por, ishte “Vetulla” Davis ai që i eklipsoi të gjithë, duke thyer rekordin e Wilt Chamberlain (42 pikë) e duke marrë çmimin MVP (Lojtari më i Vlefshëm) i takimit.
“Ia dedikoj pikët qytetit të Nju Orlinsit, që na mbështet shumë dhe ka bërë shumë për basketbollin”, shtoi Davis.