INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spektakël në qiell sonte! Ja efektet që shkakton EKLIPSI HËNOR në shenjën tuaj të HOROSKOPIT, ndryshim total për...

Spektakël në qiell sonte! Ja efektet që shkakton EKLIPSI HËNOR në shenjën tuaj të HOROSKOPIT, ndryshim total për...

Publikuar më: 18:19 27-07-2018

Sonte eklipsi hënor, efektet që shkakton në shenjën tënde të Horoskopit

Dashi:

Eklipsi do t’ju lejojë të mbyllni ciklet, është një moment i mirë për t’i përfunduar gjërat, për t’i përmbyllur dhe për të shijuar erërat e transformimit që sapo kanë nisur.

Demi:

Duhet të jeni të kujdesshëm sepse energjia e eklipsit mund t’ju bëjë të merrni vendime të papritura dhe përfundimtare në fusha të ndryshme të jetës suaj, kryesisht në punë.

Binjakët:

Ndoshta në këto momente do të ndjeni melankoli për të shkuarën, për gjërat që keni jetuar dhe që ju kanë bërë të lumtur. Mos u konfuzoni, ju e dini çfarë doni dhe duhet të punoni.

Gaforrja:

Ekslipsi do t’ju godasë direkt në zonën e proceseve të vendimarrjes. Doni të keni një partner, por keni frikë të bëni hapin e madh, doni një punë të re, por nuk doni të prishni rehatinë në punën ku jeni. E pra, ky është momenti të rrezikoni.

Luani

Ky eklips do të ketë një impakt në fushën tuaj të marrëdhënieve, mund të kuptoni se ajo që keni nuk funksionon më ose keni dëshëri të nisni diçka krejtësisht të re.

Virgjëresha

Do të ketë ndryshime në rutinën tuaj, mund të jenë transformime që nuk ju pëlqejnë si fillim, por kujtohuni se nëse jeni të qartë me veten, gjërat do të marrin një rrugë të mirë.

Peshorja

Do të ketë ndryshime në nivelin tuaj sentimental, diçka mund të ndryshojë. Kujtohuni që nuk është kurrë shumë vonë për t’i rifituar gjërat dhe njerëzit që mendonit se kishit humbur.

Akrepi

Është moment të kuptoni se për sa kohë ka fillime, duhet të ketë edhe funde, javët e ardhshme do të jenë intensive sidomos kur ndryshimet të vijnë në fushën e dashurisë, gjë që ju nuk e prisnit.

Shigjetari

Janë ditë transformimesh, është moment të kuptoni se diçka që ju ka shkaktuar dhimbje është çlirimi për të cilin keni nevojë është në dorën tuaj dhe të askujt tjetër.

Bricjapi

Mund të keni kaluar një krizë, dikush ndoshta mund të reagojë sikur ti nuk i intereson dhe ti në vend që të përballesh, i lë javët të kalojnë duke pritur që gjërat të ndodhin vetë, por eklipsi të thotë që të ecësh para.

Ujori

Përgatituni për një tranzit prej katër javësh në të cilat do të shihni afrimin e një finaleje të madhe, të mbylljes së cikleve dhe të progresit.

Peshqit

Ka surpriza në fushën tuaj të marrëdhënieve, duhet të jeni të durueshëm, tek proceset që lënë gjurmë të mëdha në jetën tuaj, ndonjëherë duhet ruajtur qetësia.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793