Tirana nuk fiton prej 14 ndeshjesh!
Partizani vijon të dominojë derbin e madh të kryeqytetit. Skuadra e Gegës ka triumfuar në super ndeshjen e javës së 6-të, minimalisht 1-0, duke ju falur një gol të shënuar nga Mala në pjesën e parë. Të dyja tifozeritë dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit me koreografi shumë të bukura.
Falë fitores 0-1 ndaj Tiranës në derbin e javës së 6-të, skuadra e Partizanit ka marrë kreun e klasifikimit të Kategorisë Superiore, në kutëon e 13 pikëve, dy më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Nga ana tjetër, kriza vijon në kampin bardheblu, madje duke u theksuar edhe më shumë, jo vetëm për shkak të disfatës në përballjen ndaj kundërshtarit historik, por mbi të gjitha për shkak të lojës, shumë larg pretendimeve të trajnerit Ze Maria.
Në përfundim të takimit, nuk ka polemika, me tifozërinë e kuqe që iu gëzua një fitoreje të merituar për atë që dha skuadra në fushën e lojës, ndërsa bardheblutë mbështetën deri në sekondat e fundit të besuarit e tyre, pavarësisht rezultatit.