INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spektakël pa fitues, mbyllet në “paqe” derbi i Anglisë Liverpool-Chelsea [VIDEO]

Publikuar më: 15:03 01-02-2017

Derbi mes Liverpulit dhe Chelsea është mbyllur në barazim 1-1 në Premier Ligë në kuadër të javës së 23-të. Chelsea i Antonio Kontes nuk ka mundur ti marrë më shumë se 1 pikë ekipit të Jurgen Klop. Goli i parë është realizuar nga David Luiz, i cili ka befasuar skuadrën e Klop me një goditje të bukur dënimi. Kundërpërgjigja e “Të Kuqve” ka ardhur në minutën e 57-të, teksa Wijnaldum ka kthyer ekuilibrin në “Anfield”. Në minutën e 76, arbitri ka akorduar një penallti, duke i dhënë një mundësi të artë londinezëve. Te pika e bardhë është paraqitur golashënuesi më i mirë i Premier League Diego Costa, gjuajtja e të cilit është pritur nga Mignolet. Kjo pritje ishte dhe shpëtimi i ekipit te tij nga humbja. Edhe pse ndeshja u mbyll 1-1, Chelsea pati një javë të mirë, duke bërë që Blutë e Londrës të shkëputen 10 pikë në vendin e parë.
Arsenali është larguar edhe më shumë nga gara për titull në Premierligë. Skuadra e Arsene Wenger është mposhtur në ‘Emirates Stadium’ nga Watfordi, me rezultat 1:2 në kuadër të xhiros së 23-të të Premierligës.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541