Një shi meteorësh nga kometa Halley pritet të përshkojë qiellin gjatë kësaj fundjave.
Sipas studiueseve meteorët do godasin tokën me një shpejtësi prej 148,000 km / orë dhe do mund të shihen dhe me sy të lirë.
Tom Kerss, një astronom nga Observatorin Mbretëror GreenWich deklaroi se do bien rreth 20meteorë në orë dhe se koha më e mirë për të ti parë është data 22 tetor mes mesnatës dhe agimit.
Ekspertët rekomandojnë që nëse nuk doni ta humbisni këtë spektakël duhet që sytë tuaj ti përshtatni në errësirë për rreth 20 minuta dhe se nuk është e nevojshme përdorimi i ndonjë teleskopi apo dylbitë sepse meteorët do bien nga të gjithë drejtimet dhe në të gjithë sipërfaqen e qiellit.
Kjo nuk është hera e parë që meteorët ndriçojnë qiellin dhe japin spektakël për banorët e tokës.