Lojërat Olimpike të cilat po zhvillohen në Rio de Zhaniero të Brazilit, krahas problemeve të shumta organizative ka edhe një tjetër problem akoma edhe më të madh, që ndoshta nuk prek sportistët, por tifozët e shumtë që kanë udhëtuar nga çdo skaj i globit.
Edhe pse të paralajmëruar edhe më herët dhe me premtimin nga autoritetet braziliane vjedhjet dhe sulmet në rrugë janë kthyer nuk kanë marrë fund këto ditë në Rio de Zhaniero.
Autoritetet premtuan angazhimin e mijërave trupave policore për të eliminuar këtë problem që është theksuar akoma më tepër me rritjen e problemeve ekonomike në vend.