Ndërkohë që të gjithë prisnin të shihnin edhe njëherë bashkë në skenë vajzat e “Spice Girls”, këto të fundit sjellin një lajm jo të mirë për fansat.
Ka qenë njëra prej anëtareve të grupit, Mel B ajo që ka bërë të ditur se planet që vajzat të ribashkohen , janë shtyrë për vitin e ardhshëm. Grupi do të shënonte kështu plot 20 vite karrierë që nga momenti që lëshuan singëllin e tyre të famshëm “Wannabe”.
“20 vjetori ynë do ta bëntë këtë vit për, të përsosur por kjo mbetet për vitin tjetër”, ka thënë këngëtarja në deklaratën e saj të fundit. “Unë nuk po bëhem e re kështu që të nxitojmë dhe ta realizojmë këtë”, ka përfunduar Mel B me shaka duke i qetësuar fansat se në vitin 2017 i presin mjaft surpriza nga vajzat.