INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Spidermani" i Francës fillon punën si zjarrfikës në Paris

Publikuar më: 15:13 02-07-2018

Emigranti i konsideruar si 'Spiderman', ka filluar jetën e tij të re si një zjarrfikës në brigadën e zjarrit në Paris. Euronews shkruan për Mamoudou Gassama, një emigrant nga Mali që jetonte në Paris, mahniti francezët me gjestin e tij human në fillim të këtij viti. Ai ngjiti disa kate të një ndërtese banimi për të shpëtuar një fëmijë që kishte mbetur i varur nga një ballkon. Gassama u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, menjëherë pas shpëtimit heroik, ku iu premtua shtetësia franceze dhe një vend në shërbimin zjarrfikës.

parada_e_spaiderman.png

Shumë përdorues të medias sociale përgëzuan publikisht Gassamën për sipërmarrjen e tij të fundit si zjarrfikës. Gjithçka erdhi pasi “Shërbimi Zjarrfikësi Parisit” postoi në twitter një foto që tregonte të rinjtë të cilit i ishin bashkuar këtij institucioni. “24 vullnetarë të rinj përfshirë Mamoudou Gassama u bashkuan sot pasdite me zjarrfikësit e Parisit. Urime për ta! Për ata që duan të bashkohen me ne!” shkruhej përbri fotos”. Shumë prej ndjekësve e konsiderojnë atë emigrantin nga Mali një hero. Në postimet duke i uruar atij një "jetë të gjatë dhe të lumtur".

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559