Pas deklaratave të bëra nga kreu i PD, pak më parë lidhur me zgjedhjet e 13 tetorit si dhe aksionin opozitar, ka reaguar dhe Elisa Spiropali.
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter Bashës.
“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021” shkruan Spiropali në Twitter.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kreu i opozitës zhvilloi në takim edhe me Presidentin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.