INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali ''merr flakë'' nga deklarata e Mark Markut, merr armët

Spiropali ''merr flakë'' nga deklarata e Mark Markut, merr armët

Publikuar më: 22:15 28-02-2019

Profesor Mark Marku përplaset me ministren Elisa Spiropali. Në emisionin Opinion, Mark Marku deklaroi dhuna demokratike në të gjitha format është e lejueshme. Kjo "nxehur" Spiropalin dhe nisi debati i ashpër.

Debati:

‘Edhe sikur t’i linin të qeverisnin këta, këta kanë degraduar në të gjithë nivelet. Ça duan këta që të lejnë Ramën edhe dy vite që të tallen me njerëzit. Të shëtisin në Shqipëri, këndej të vjedhin, këndej të stimulonin krimin e organizuar.Kostoja është me trazira dhe koston e merr qeveria. Parlamenti nuk funksionon’, tha Marku.

‘Merr ti armët dhe dil ti i pari, jo fëmijët e shqiptarëve. Është shumë e thjeshtë t’i bësh thirrje njerëzve për dhunë’, ia ktheu Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547