Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali bëri me dije se janë përcaktuar detyrat e reja në sekretariat.
Spiropali foli edhe për opozitën, duke theksuar se kjo e fundit ka vendosur ta bëjë betejën parlamentare në hotelet me 5 yje të Shqipërisë.
“Refuzojmë të bëhemi pjesë e sulmeve të opozitës, e cila fatkeqësisht ka zgjedhur që betejën parlamentare ta bëjë në hotelet me 5 yjs të qyteteve të Shqipërisë”, deklaroi Spiropali.
Për sa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha se nuk është folur me emra, por PS si parti politike dhe grupi parlamentar tashmë janë më kompakte.