INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spitalet do të bëjnë publike për pacientët, listën e barnave. Ministria ‘çon’ në shkollë drejtorët

Spitalet do të bëjnë publike për pacientët, listën e barnave. Ministria ‘çon’ në shkollë drejtorët

Publikuar më: 15:07 05-05-2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se do ti jepet fund mungesës së barnave në spitale e se brenda 10 ditësh spitalet duhet të bëjnë transparencë. “Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”- tha Manastirliu gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Lezhë, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës. Ministria bëri të ditur se këtë vit është arritur një marrëveshje kuadër, e cila i jep fund një herë e mirë barnave stok në spitale, shmang skadencat dhe mbulon nevojat me barnat esenciale për pacientët. “Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi”, tha Manastirliu. Teksa lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve, Ministrja u shpreh se puna e tyre do të matet me performancën që ata do të kenë dhe çështja e furnizimit me barna është patjetër një prej elementëve që do të duhet të përmbushet. Gjatë 2018 do të investohen 14 milion Euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123