INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spitalet pa drejtorë, aplikantë në “provim”![VIDEO]

Publikuar më: 12:47 27-10-2017

Që prej dy muaj spitalet në vend nuk kanë më drejtorë pas urdhërit të kryeministrit Rama, që vendet e punës duhet të jenë me meritë dhe përmes konkurseve. E pas disa procedurave paraprake sot kanë nisur konkurset. Numri i aplikantëve që kanë dhënë provimin me shkrim është disa herë më i lartë se ai i drejtuesve, që kërkohen. Fillimisht dosje janë dorëzuar nga 84 aplikantë, por si të përshtashëm për të hyrë në konkurs u panë vetëm 75. Po gara është e fortë, pasi për të drejtuar spitalet Universitare dhe Rajonale në total duhen vetëm 16 fitues. 

Më specifikisht 22 garojnë për 5 spitalet Universitare dhe 53 konkurentë për drejtues të 11 spitaleve Rajonale. Përpara testimit ata janë inkurajuar nga Ministria Ogerta Manastirliu. Po gara e nxehtë s’do të mbyllet sot, por do të vijojë me testimin me gojë në tre ditët e para të nëntorit nga një komision i përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor. E vetëm pas kësaj faze do të mbyllet dhe kalvari i konkursit për drejtues spitalesh.

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999