INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spitali më i keq në Botë? Ku 7 foshnje vdesin në ditë, mungon gjithçka [VIDEO]

Publikuar më: 14:16 18-05-2016

“Ne kemi sistemin shëndetësor më të mirë në botë pas Kubës”. Kështu do deklaronte para pak kohësh presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Por këto pamje tronditëse tregojnë një shtet në prag të kolapsit. Që ekonomia në Venezuelë ka rënë në kolaps këtë e dëshmon më qartë nga të gjitha gjendja në spitale. Nuk ka fjalë për të dëshmuar atë që sheh në spitale. Pamjet tregojnë në ambientet spitalore mungon energjia elektrike, sapuni, uji, ilaçet, letra, fashot, mungon gjithçka.

Sistemni shëndetësor ka rënë në krizë të thellë, ndërsa raportohet se mesatarisht 7 foshnje vdesin në ditë në maternitete ku mungon cdo element shëndetësor.

Dhe vetë doktorët shprehen të habitur sesi e mbajnë në jetë një pacient që u vjen në gjendje kritike.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0023519992828369