INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spitali përfshihet nga flakët, raportohen disa të vdekur [FOTO]

Spitali përfshihet nga flakët, raportohen disa të vdekur [FOTO]

Publikuar më: 08:33 13-08-2018

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pasi një spital në Tajvan u përfshi nga zjarri. Vatra nisi në katin e shtatë të spitalit në New Taipei City mëngjesin e së hënës.
Rreth 16 persona të tjerë, duke përfshirë pacientë dhe stafin mjeksor, janë në gjendje kritike. Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, megjithëse mediat vendase raportojnë se mund të ketë filluar nga një defekt elektrik në një shtrat të lëvizshëm. 33 pacientë dhe tre anëtarë të stafit u evakuan nga spitali Weifu në rajonin verior të qytetit pasi zjarri shpërtheu rreth orës 04:36 të hënën.

zjarri_tajv_2_-_Copy.jpg

Zjarret janë të zakonshme në Tajvan, ku masat për parandalimin e zjarrit nuk zbatohen në mënyrë strikte. Në vitin 2012, flakët që përfshinë një spital lanë 12 pacientë të vrarë dhe të paktën 60 të plagosur.

spital_zjarr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545