INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Spiunë të  trajnuar nga CIA”,  Irani dënon me vdekje 17 persona, a po nis hakmarrja?

“Spiunë të trajnuar nga CIA”, Irani dënon me vdekje 17 persona, a po nis hakmarrja?

Publikuar më: 11:35 22-07-2019

Shtatëmbëdhjetë spiunë të trajnuar nga CIA janë identifikuar dhe arrestuar nga autoritetet e Teheranit. Lajmi është bërë me dije nga televizioni shtetëror i Iranit i cili ka cituar ministrin e Inteligjencës.

Kundër të arrestuarve tashmë janë lëshuar vendime me dënime me vdekje. Të arrestuarit akuzohen për spiunazh në dëm të shtetit islamik.

“Farsnews”, e cila është shumë e afërt me Pasdaran, rojet Revolucionare të Iranit, thotë se “Spiunët që u identifikuan, kanë punuar si kontraktorë ose konsulentë në sektorë privatë apo objekte të rëndësisë së veçantë”.

Në muajin qershor, punonjësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Jalal Haji Zëar, i cili dyshohej se bashkëpunonte me CIA-n, u ekzekutua në burgun Rajaishahr.

Zwar kishte punuar si kontraktues për Organizatën e Industrive të Hapësirës Ajrore të kontrolluara, përpara se të pushohej nga puna në vitin 2010.

Në prill të këtij viti Irani bëri me dije se kishte identifikuar një grup prej 290 agjentësh të CIA-s aktive në botë dhe kishte informuar disa qeveri për shkëmbime informacioni me Teheranin.

Njoftimi i fushatës nga ana e inteligjencës iraniane, vjen në një kohë kur tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar qëkurse një anije cisternë u rrëmbye nga Pasdaran.

Ndërsa Trump herë pas here ka bërë deklarata se nuk do të tolerojë më veprime provokative nga Irani. Madje ka dërguar në Arabi edhe 500 ushtarë.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928