INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sportet marciale ‘’Muay Thai’’ mbërrijnë në Gjirin e Lalsit [FOTO]

Sportet marciale ‘’Muay Thai’’ mbërrijnë në Gjirin e Lalsit [FOTO]

Publikuar më: 20:47 11-08-2018

Në Gjirin e Lalsit, sot pushuesit, por edhe banorët vendas kanë kaluar një mbrëmje plot emocione dhe surpriza.

Eventi sportiv i “Muay Thai” i sjellë në vendin tonë nga kampioni absolut që vjen nga Tailanda, Sak Kaoponlek dhe kampioni i Europës, Ervis Bici me pjesëmarrjen e shumë sportistëve nga vende të Ballkanit dhe Evropës duke se kanë krijuar një atmosferë goxha kompetitive në ring.

Në kompeticion kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Franca, Itali dhe Maqedonia.

Më poshtë do t’ju paraqesim listën me fituesit e ndeshjeve të zhvilluara:

Në peshën 80 kg, ndeshja mes sportistit italian Bernard Mena dhe shqiptarit Geri Salliu përfundoi me barazim.

Në peshën 63 kg, sportisti Kanushan Nadruhaja triumfoi përballë maqedonasit Dino Statcevic.

Në peshën 73 kg, kosovari Shpat Duraku triumfoi përballë serbit Vladimir Vujadinov.

Në peshën 75 kg, kosovari Endrit Smaka triumfoi përballë serbit Daniel Bojka .

Në peshën 66 kg, shqiptari Erik Seferi triumfoi përballë sportistit Elton Dunisha.

Në peshën 37 kg, ndeshja mes italianit Samuele Fazini dhe francezin Janis Ximer përfundoi me barazim.

Në peshën 66 kg, shqiptari Bleon Hoxha triumfoi përballë francezit Medih Sejdani.

Në peshën 75 kg, francezi Lofti Taldi triumfoi përballë sportistit Jazid Boussaha.

Në peshën 80 kg, shqiptari Valentin Jaku triumfoi përballë sportistit Fation Neziri.

WhatsApp_Image_2018-08-11_at_22.37.18.jpeg

 

WhatsApp_Image_2018-08-11_at_22.37.19.jpeg

 

WhatsApp_Image_2018-08-11_at_22.37.191.jpeg

 

lajmi_4.PNG

 

dtyh_we45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0022408962249756