Një lajm i rëndë ka tronditur botë e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, ikona e klubit të Tiranës, Fatmir Frashëri.
I lindur në 3 prill të vitit 1941, Frashëri arriti të shkruante historinë me bardheblutë duke fituar 4 herë kampionatin si futbollist dhe 1 herë si trajner i Tiranës.
Gjithashtu Frashëri është shpallur kampion edhe gjatë kohës që drejtonte Dinamon. Ish-mbrojtësi është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.