INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sportistët e ‘Muay Thai’ ndezin Gjirin e Lalëzit, në natën e dytë në ring zbresin edhe vajzat [VIDEO]

Publikuar më: 20:29 12-08-2018

Eventi sportiv ‘Muay Thai’ kushtuar arteve marciale e jo vetëm mbylli siparin e tij mbrëmjen e së dielës. Pushuesit, banorët e Gjirit të Lalëzit ku dhe u zhvillua eventi patën mundësi që për dy ditë me radhë të shijojnë emocionet dhe adrenalinën që të ofrojnë artet marciale.

Për më tepër në fushën e ringut u ndie forca e sportistëve që përfaqësonin 8 vende ballkanike dhe europiane.

Adrenalinë, duartrokitje, brohoritje, sfidë ishin magjia që dhuruan sportistët dhe jo vetëm.

Në natën e dytë u dhurua spektakël në ndeshjet MMA, Kik Box, Box.

Për më tepër surprizat ishin të shumta.

Në ring nuk munguan edhe vajzat që treguan se edhe ato dinë të deshen në mënyrë profesionale, të dhurojnë spektakël dhe të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut.

Kujtojmë se një natë më parë gjatë sfidave të zhvilluara në peshat 63 kg,73 kg,75kg ,66 kg,80 kg dolën edhe triumfuesit që përfaqësonin shtete si Italia, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Franca, Maqedonia

Me synimin e qartë për të promovuar dhe për të afruar të rinjtë me artet marciale eventi u mbështet fuqishëm nga kampioni absolut, tajlandezi Sak Kaoponlek dhe kampioni i Europës, Ervis Bici të cilët me praninë e tyre për dy netë rradhazi i dhanë edhe më shumë forcë dhe gjallëri një kompeticioni të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146