IN SPORT
Sportisti shqiptar shpallet kampion Europe

Sportisti shqiptar shpallet kampion Europe

Publikuar më: 20:47 28-03-2018


Kampionati Europian i peshëngritjes ka një kampion të ri në krye. Ai është sportisti Briken Calja që përfaqësoi Shqipërinë në europian.

Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes duke ngritur peshën 146 kilogramë, duke u renditur në vendin e parë pas dy provave të suksseshme. 28 vjeçari ka bërë një paraqitje dinjitoze dhe mbajti premtimin që ai kishte bërë se do të sillte në Shqipëri medaljen e arit.

Calja është pretendent edhe për stilin e zhytjes dhe shpresojmë që të fitojë edhe aty medalje. Kampionati europian i peshëngritjes po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768