Ndërkohë që më parë bëmë të ditur që shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, detaje të reja janë zbuluar.
Ishte prestigjozja italiane Sportmediaset, një nga mediat më autoritare dhe të sakta për sa i përket sportit në Itali dhe futbollit në veçanti. Dhe duke qenë se jo vetëm trajneri ynë i fundit ishte italian, por edhe shumica dërrmuese e kandidaturave, mediat kryesore italiane kanë qenë veçanërisht të vëmendshme dhe të interesuara për zhvillimet mbi pankinën e kombëtares. Sportmediaset bën të ditur se Clarence Seedorf është favoriti kryesor për t’u ulur në stolin e kuqezinjve. Sipas tyre, mes kandidaturave të De Canio, Panucci dhe Seedorf, është pikërisht kampioni dhe ish-trajneri i Milanit ai me mundësitë më të larta për të marrë trashëgiminë e rëndë të Gianni de Biasit.