Kompania gjigande sportive Nike ka gjetur të vetmen mënyrë që Anglia të ketë një shans për të fituar Europianë apo Botërorë të ardhshëm...nëpërmjet Cristiano Ronaldos!
Ylli 31 vjeçar është portugez? Nuk prish punë, mjafton që të përplaset në kokë me një fans të kombëtares angleze dhe të ndërrojë trupin me të. Kështu fillon historia “disavjeçare” e “The Switch”, e cila me 5 min e 57 sekonda, është edhe spoti më i gjatë që Nike ka bërë ndonjëherë, duke mundur legjendaren “The Last Game” me rreth 30 sekonda. Pasi përplasen gjatë kokë më kokë gjatë një ndeshjeje, Cristiano dhe fansi ndërrojnë trupin dhe të nesërmen zgjohen në shtëpinë e njër-tjetrit dhe me trupin e njëri-tjetrit. Kështu djaloshi mëson me vështirësi të sillet dhe luajë si Cristiano, ndërsa Cristiano e shndërron djaloshin në një superyll të futbollit anglez duke e ngjitur deri në kombëtaren angleze të futbollit. Aty më pas ata përplasen sërish në lojë e sipër dhe gjithçka kthehet në normalitet. Me të renë e vetme që djaloshi është shndërruar tashmë në një superyll falë kampionit portugez.
Spoti publicitar është një realizim tipik i Nike me shumë aksion, humor dhe vëmendje ndaj detajeve, si dhe shfaqjen prej figurantësh të shumë futbollistëve profesionistë. Lista është e gjatë dhe përfshin:
Raheem Sterling, Joe Hart, Harry Kane, Chris Smalling, John Stones, Ross Barkley, Ricardo Quaresma, Andre Gomes, Jose Fonte, Cedric Soares, Vieirinha, Raphael Varane, Anthony Martial, Sergi Roberto and Javier Mascherano.
Ndërsa bashkëprotagonisti i Ronaldos, 16 vjeçari Gerson Correia Adua nuk ishte zgjedhja e parë, por fitoi rolin pasi aktori fillestar dëmtoi këmbën gjatë një aksidenti me makinë. Edhe ky i fundit shfaqet në video, në min 5:15.