INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spotify vazhdon të rritet dhe të humbasë para po ashtu

Spotify vazhdon të rritet dhe të humbasë para po ashtu

Publikuar më: 14:58 26-07-2018


Spotify është padyshim aplikacioni më i përdorur përsa i përket music streaming. Sot kompania deklaroi që ka arritur një shifër prej 180 milionë përdoruesish aktivë, por kjo gjë ka ardhur me një kosto.

Stoku i kompanisë ka rënë me rreth 394 milionë dollarë. Në një kohë kur çdo platformë e mundshme ofron thuajse të njëjtat këngë, diferencat për të bindur përdoruesit janë të pakta.

Spotify ka për qëllim që të rrisi numrin e përdoruesve e më pas të bëjë para nga reklamimi i artistëve. Plani duket mjaft i mirë, por që ai të realizohet do të jetë shumë e vështirë, pasi konkurrenca nga ana e Apple Music është më e fortë se kurrë.

mau_spotify.png

Article Logic
Execution time: 0.0019509792327881