IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Spotify Video së shpejti në iOS dhe Android

Spotify Video së shpejti në iOS dhe Android

Publikuar më: 15:02 26-01-2016

Spotify me sa duket është duke u përgatitur për të shtuar edhe shërbimin e saj të ri të quajtur Spotify Video.

Spotify Video do t’i shtohet shërbimit të kompanisë e cila merret me streaming të muzikës, ndërsa tipari i ri me sa duket do të fillojë këtë javë.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal thuhet se Spotify Video do të nisë në Android këtë javë dhe në platformën e Apple, iOS javën e ardhshme.

Shërbimi i ri i Spotify me sa duket do të jetë në dispozicion në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani dhe Suedi dhe do të ofrojë përmbajtje nga një gamë e gjerë e ofruesve, duke përfshirë BBC, ESPN, Comedy Central, Maker Studios, Vice Media dhe më shumë se kaq.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030510425567627