INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sqarimi i Policisë italiane, pajisja nuk shërben për përgjime

Sqarimi i Policisë italiane, pajisja nuk shërben për përgjime

Publikuar më: 15:44 19-05-2016

Policia Italiane ka nisur një letër për Prokurorinë shqiptare duke thënë se asnjë përgjim nuk është kryer me pajisjen, që Interforca ka sjellë në Shqipëri nga Italia për qëllime trajnimi.
 
Përmes Ambasadës, Drejtori i Policisë italiane, Alesandro Pansa, i është përgjigjur hetuesve shqiptar ku shpjegon: “Bazuar në marrëveshjen e firmosur në 2007 midis Shqipërisë dhe Italisë, më 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrë zhvillim aktiviteti për trajnimin e policisë lokale. Personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, i instaluar në brendësi të makinës”.
 
Drejtori italian shton se ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë, që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafik zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave.
 
Me këtë pajisje rezulton të jenë trajnuar pesë oficer të policisë shqiptare në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953