Kylie Jenner dhe Tyga ishin një nga çiftet më të bukura në showbiz, por lidhja e tyre mori fund pas pothuajse 2 vitesh. Mënjëherë pas ndarjes, ajo dhe reperi Travis Scott filluan një romancë e cila i solli frytet e saj. Kylie Jenner u bë nënë e një vajze të quajtur Stormi, por Tyga do të sigurohet nëse vogëlushja është e tij apo jo.
Ai nuk i ka humbur shpresat dhe hollywoodlife.com bën me dije se Tyga ka kërkuar një fotografi të Stormi-t pasi ka lexuar thashethemet online se vajza e porsalindur ngjan me djalin e tij King Cairo.
“Ai po kërkon një fotografi të vajzës së Kylie në mënyrë që të gjykojë këto fjalë lart e poshtë”, u shpreh një burim i afërt për Hollywoodlife.com.
Kjo situatë është më serioze se kurrë!