Fadil Vokrri ikona e futbollit kosovar u përball sot me një komplikim shëndetësor të cilin nuk arriti ta përballonte me sukses duke humbur jetën. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një citimi në “Facebook” ka shprehur keqardhjen e tij për legjendën kosovare dhe ka treguar se stadiumit kombëtar që po ndërtohet në Prishtinë do t’i vendosin emrin e tij.
“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.