INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stamboll, mbahet Samiti i parë Botëror Humanitar

Stamboll, mbahet Samiti i parë Botëror Humanitar

Publikuar më: 09:47 23-05-2016

Një samit i paprecedentë për të rindërtuar ndihmat humanitare dhe kundërpërgjigjet globale ndaj krizave të kohëve moderne ka nisur punimet në Turqi këtë të hënë.

Samiti i parë Botëror Humanitar po mbahet në Stamboll dhe do t’i zhvillojë punimet për dy ditë me radhë, me synimin për të menaxhuar sa më mirë atë që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si kriza më e ashpër humanitare në botë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Mbledhja është ideuar 4 vite më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ndërsa për përgatitjen e saj janë konsultuar rreth 23 mijë persona nga mbi 150 shtete, bëjnë të ditur zyrtarë të OKB-së.

Stephen O’Brien, nënsekretar i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe koordinator për lehtësimin e situatave emergjente, tha se suksesi i samitit do të përcaktohet jo vetëm prej fondeve që do të mblidhen, por prej sasisë së angazhimeve për të vepruar që do të bëhen.

Sipas tij, samiti është “një mundësi e një gjenerate të tërë për të vënë në lëvizje një axhendë ambicioze dhe me ndikim të gjerë”.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123