INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Stamboll, për shkak të stuhisë së borës anulohen mbi 500 fluturime

Publikuar më: 09:02 20-01-2016

Këto janë pamjet e sotme të Aeroportit më të madh në Stamboll- Ataturk. Për shkak të stuhisë së borës që filloi një ditë më parë u anuluan rreth 500 fluturime. Edhe sot situata ishte e ngjashme. Vetëm Turkish Airlines u desh të anulojë rreth 380 fluturime vendore dhe ndërkombëtare. Mediat lokale raportuan se një avion privat doli nga pista dhe kishte ngecur në borë të thellë. Për fat të mirë nuk ka të vdekur apo të lënduar.

Kaosi shihet edhe në rrugët e Stambollit. Rrugët janë të rrëshqitshme, automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë. Tek disa prej tyre as kjo nuk ndihmon. Për tu përballuar me situatën aktualisht janë aktivizuar rreth 1.100 automjete komunale për pastrimin dhe heqjen e borës, si dhe largimin e automjeteve të bllokuara.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë vendosur përkohësisht mbylljen e shkollave, por edhe disa institucione shtetërore pak a shumë të reduktohet trafiku nëpër Stamboll. Banorëve u është apeluar që para se të nisen në rrugë më parë të kontrollojnë kushtet në autostrada, por edhe të informohen për vendimet aktuale të aeroporteve dhe portet detare. Sipas meteorologëve të Turqisë, bora do të vazhdojnë të bie deri në fundjavë.

Article Logic
Execution time: 0.0020267963409424