INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stambolli “digjet”, Edi Rama konferencë për shtyp me homologun Turk [FOTO]

Stambolli “digjet”, Edi Rama konferencë për shtyp me homologun Turk [FOTO]

Publikuar më: 15:37 29-06-2016

Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Turqi, u parapri nga një ngjarje e rëndë, ku dhjetra persona kanë mbetur të vdekur e shumë të tjetrë janë plagosur pas sulmeve terroriste. Por vizita zyrtare nuk është anulluar. Shefi i qeverisë shqiptare ka mbërritur pak minuta pas ngjarjes së rëndë ka zbritur në aeroportin e Stambollit, ndërsa këtë të mërkurë është zbardhur dhe axhenda e kësaj vizite. Mësohet se në orët e pasdites do të ketë një takim mes dy homologëve, e cila më pas do të vijojë me një konferencë për shtyp.
Njoftimi i kryeministrisë:
“Kryeministri Rama mbërrin sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara;
Kryeministri Rama kryen nderime në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk;
Në ceremoni ushtarake Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino;
Sot KM Rama do të takojë homologun Yildirim;
Sot KM Rama do të takojë Presidentin Erdogan;
Në mbrëmje të dy kryeministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp;
Ditën e nesërme kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman”.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822