Filloi me Afrojack që e prezantoi si personin që do ia “hiqte trurin” publikut, dhe tashmë po vazhdon kudo.
Që nga turma e koncertit të Ultra në Miami, duket se askush nuk po u reziston tingujve muzikorë të Stanaj. Ai këtë herë bëri për vete një publik shumë të veçantë, një tufë rosash që e gjetën veten fansa të artistit të talentuar shqiptar. Në një video që ka postuar në Instagram, Alberti tregon se si disa rosa po shijojnë tingujt e kitarës së tij. Në mbishkrim ai thotë se thjesht ishte duke kënduar kur këta fansa të pazakontë ndalën fluturimin dhe u afruan për ta dëgjuar. Duhet thënë se djaloshi po i merr shkallët (dhe fansat) me radhë.