Xheni Brahaj ose siç njihet ndryshe për publikun “Sofia” tek emisioni “Zonë e Lirë” me moderatorin Arjan Çani ka filluar të tërheqë goxha vëmendje kohëve të fundit në shtypin rozë.
Ndryshe nga pozicioni i saj natyral i flokëve që e kemi parë bionde, Xheni ka vendosur së fundmi që të ndryshojë stilin e saj në flok gështenje.
Velina njihet për natyralitetin e saj dhe shpeshherë fotot provokuese që ndan me fansat në rrjete sociale. Fotoja e fundit e saj duket se ka shkaktuar mjaft reagime tek fansat për paraqitjen e saj:
E veshur me një bodysuit në ngjyrë të zezë, me taka të larta dhe e ulur në një kub Xheni kishte një mesazh për të gjithë ndjekësit: "Mbaje kokën lart, vish taka të larta dhe ki standarte të larta".